Bota

Epidemilogët francezë: Harrojeni imunitetin, duhen shtuar testimet

7 Janar 2022, 15:20 Nga DOSJA
Epidemilogët francezë: Harrojeni imunitetin, duhen shtuar testimet

FRANCË –  Që nga fillimi i javës, Franca ka vazhduar të regjistrojë rekorde ditore të infektimeve me Covid, më shumë se 330,000 raste të reja pozitive, si shumë vende në botë, Italia, Holanda, Shtetet e Bashkuara apo edhe Izraeli.

Sipas Humanite, kjo valë e pakontrollueshme që ka çuar në rikthimin e kufizimeve, pa kërkuar për momentin një izolim të ri, mund të shënojë përfundimisht fundin e krizës shëndetësore duke na afruar me imunitetin kolektiv, aq shpesh tw përmendur që prej dy vitesh.

Ky është kuptimi i komenteve të bëra në fillim të kësaj jave nga Olivier Véran, të ngjyrosura me optimizëm të kujdesshëm.

“Ndoshta ky është varianti i fundit, ndoshta kjo është vala e fundit, ndoshta kjo valë do të na lejojë të fitojmë një formë imuniteti” , kishte deklaruar ministri i Shëndetësisë para deputetëve të hënën.

Profesori i imunologjisë pediatrike dhe presidenti i Këshillit të orientimit të strategjisë së vaksinave, Alain Fischer, dukej se e mbwshteste këtë tezë.

“Është e mundur që Omicron të shënojë fillimin e një evolucioni drejt varianteve më pak të rënda. Ne mund të presim që variante të reja do të shfaqen, por, ndërsa imuniteti ynë forcohet me kalimin e kohës, qoftë nga infeksioni natyror ose me doza përforcuese të vaksinës, aftësia e tyre për të dhënë forma të rënda do të ulet” , deklaroi ai.

Epidemiologë të tjerë janë edhe më skeptikë përballë skenarit të “fundit të krizës” që do të vizatonte Omicron. “Koncepti i imunitetit kolektiv është thjesht teorik dhe, nëse ka një mësim për të nxjerrë nga e kaluara e afërt e kësaj pandemie, është se ai është kryesisht i paparashikueshëm.

Epidemiologia franceze Catherine Hill thotë se imuniteti i tufës është ende teori, ndërsa varianti Omicron ka bërë që njerëzit të jenë tejet të rrezikur nga përhapja e tij. Ekspertja rekomandon testime të shpeshta dhe më strategjike në shkolla, shtëpi të kujdesit shëndetësor dhe zyra, dhe të mos lihet testimi në dëshirën e vetë njerëzve.

“Vaksinimi nuk mbron nga mos-infektimi. Pra, nuk mund ta llogarisim imunitetin e fituar përmes vaksinimit, sepse varianti Omicron depërton. Për momentin le të harrojmë imunitetin e tufës. Do të ishte paksa si të besosh te Santa Claus. Sepse Omicron mund të riinfektojë njerëzit tashmë të mbrojtur nga vaksina ose kontaminimi i mëparshëm. Dhe sepse qarkullon masivisht në të gjithë planetin Duhet të kemi një strategji për të gjetur dhe izoluar njerëzit që janë të infektuar. Që nga fillimi testimi është kryer në mënyrë tejet të paorganizuar””, thotë ekspertja Hill.

Të martën, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu goditi seriozisht hipotezën e një krize shëndetësore. Catherine Smallwood, përgjegjëse për situatat emergjente të OBSH-së tha se  jemi ende në një fazë shumë të rrezikshme teksa shkalla e infektimit rritet ndjeshëm në Evropën Perëndimore dhe ndikimi i vërtetë i këtij virusi nuk është ende i qartë” , 

Sa më shumë të përhapet Omicron, sa më shumë të transmetohet dhe sa më shumë të përsëritet, aq më shumë ka gjasa të gjenerojë një variant të ri. Tashmë sot Omicron është fatal, mund të shkaktojë vdekjen. Ndoshta pak më pak se Delta. Por kush mund të thotë se çfarë mund të gjenerojë varianti tjetër?“, tha ajo.

Franca ka pasur tradicionalisht më shumë skeptikë ndaj vaksinave se shumë nga fqinjët e saj, por ka një nga normat më të larta të vaksinimit të BE-së kundër COVID-19, me gati 90% të atyre të moshës 12 vjeç e lart. Për muaj të tërë, njerëzve u është dashur të tregojnë ose prova të vaksinimit ose një test negativ për COVID-19 në shumë vende publike. Por ndërsa infeksionet me variantet Delta dhe Omicron rriten, qeveria ka vendosur të heqë dorë nga opsioni i testimit. Me synimin që kalimi i vaksinës të hyjë në fuqi në mes të janarit pas miratimit nga të dy dhomat e parlamentit.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota france hetim epidemiologjik obsh omicron france hetim epidemiologjik obsh omicron

Sondazh

Poll