Bota

Trazirat në Kazakistan/Pacolli mbështet teorinë ruse, ja hedh fajin Cia-s

7 Janar 2022, 16:31 Nga DOSJA
Trazirat në Kazakistan/Pacolli mbështet teorinë ruse, ja hedh

KOSOVË – Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe njëkohësisht biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur ditën e sotme për trazirat në Kazakistan duke “mbajtur krahun” e teorive konspirative ruse se ato janë të nxitura nga inteligjenca amerikane CIA.

Sipas tij, këto trazira janë të organizuara nga faktori i jashtëm dhe kjo gjë është më se e qartë. Problemi me deklaratën e Pacollit është se qytetari i një vendi që kërkon të anëtarësohet në NATO dhe BE bëhet zëdhënësi i politikave të Kremlinit. Këto deklarata që i ka mbështetur dhe Pacolli janë kundërshtuar menjëherë nga SHBA.

“Janë të organizuara nga faktori i jashtëm, kjo është më se evidente”, ka deklaruar Pacolli.

Pacolli, ish-ministër i jashtëm dhe deputet në Kosovë duket se e ka injoruar plotësisht faktorin e zemërimit ekonomik. Arsyeja për këtë mund të lidhet ngushtë më faktin që Pacolli është pronari i “Mabetex Group”, kompania e tij në Kazakistan, vend në të cilin ka bërë shumë para. Ai ka thënë se gjendja e punëtorëve të tij është e mirë dhe ka treguar se nuk ka trazira nëpër qytetet ku punojnë punëtorët kosovarë.

“Punëtorët janë mirë, ka filluar puna pas festave të fund vitit. Në qytetet ku ne punojmë nuk ka trazira”, ka thënë Pacolli.

Por duket se ai nuk po tregohet i sinqertë teksa një punëtor nga Kosova, rreth të 20-ve tha se janë të shqetësuar me gjendjen që është krijuar në Kazakistan dhe se janë të mbyllur. Ai tha se  kompania ua ka sjellë pasaportat dhe u kanë thënë se nesër e kanë pushim.

I njohur si miku personal i ish presidentit Nazarbaiev, shefi i Mabetex Project Engineering ka kryer një seri punësh përfshirë ndërtimin e Rezidencës së Presidentit në Nur Sulltan, ndërtesa të ministrive si dhe salla të koncerteve atje, përfshirë Teatrin Nacional të Dramës Neo-Klasike, Teatrin e Operës dhe Baletit, Aeroportin në Nur Sulltan, ndërtesën e Ministrisë së Sportit dhe Turizmit në Kazakistan, e të tjera.

Në qytetin Almaty të Kazakistanit ka disa ditë që kanë shpërthyer protesta të dhunshme si rezultat i pakënaqësive me ngritjen e çmimit të karburanteve. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, si rezultat i përplasjeve mes ushtrisë dhe protestuesve kanë mbetur dhjetëra të vdekur nga radhët e dy palëve. Të mërkurën, mediat pranë Putinit i bënë jehonë teorive komplotiste, sipas të cilave CIA po nxiste trazira në Kazakistan, në mënyrë që të ndërpriste hyrjen e Rusisë në kozmodromin historik të Baikonur. Zëdhënësja e Shtëpisë të Bardhë, Jen Psaki, e kundërshtoi kete version duke denoncuar pohimet e pakuptimta të Rusisë sipas te cilave SHBA qëndronte pas trazirave që ndodhën duke e quajtër këtë një tjetër taktikë dezinformimi të përdorura nga Rusia.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora behgjet bacolli kazakistan protesta ne kazakistan behgjet bacolli kazakistan protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll