Bota

Humbi nënën, familjarët: Nuk e dimë ende nëse i kanë treguar Kadri Veselit

7 Janar 2022, 17:11 Nga DOSJA
Humbi nënën, familjarët: Nuk e dimë ende nëse i

KOSOVË- Familjarët e ish-kreut të UÇK-së Kadri Veselit nuk e dinë nëse ky i fundit është lajmëruar për ceremoninë e varrimit të nënës së tij. Kosova Press shkruan se këto dyshime kanë ardhur, pasi Veseli nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij Ajshe Veseli. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Ajsheja ishte një grua e fortë si dhe bujare. Sipas tij, ky varrim është edhe më i vështirë për shkak se Kadri Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, nuk mori pjesë në lamtumirën e fundit.

“Ka qenë një grua e fortë, bujare, e cila ka reflektuar atë madhështinë të cilën jemi mësuar ta identifikojmë te nënat shqiptare. Dhe sot ishim për të nderuar këtë nënë shqiptare për jetën e saj, por pa dyshim që në këtë moment edhe kjo humbje, vdekje dhe ky varrim bëhet më i vështirë për faktin që as këtë herë, siç ndodhi edhe para gjashtë muajve me babin e tij, nuk ishte me ne miku ynë, kryetari Kadri Veseli dhe vërtetë kjo e bën edhe më të dhimbshme këtë rast. Gjithsesi ne besojmë që edhe kjo betejë e fundit e tepër e rëndësishme me të cilën po ballafaqohet ai dhe bashkëluftëtarët e tij është çmim i lartë por do të jetë beteja që do e vulos edhe një herë drejtësinë e luftës së UÇK-së”, ka deklaruar Krasniqi.

Djali i xhaxhait të Kadri Veselit, Hysniu tha se ai po mbahet padrejtësisht në Hagë. Po ashtu, ai ka njoftuar se nuk e dinë nëse është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.

“Natyrisht se ju e dini që zotëri Veseli është në paraburgim dhe paraburgimi nënkupton kufizim të lirisë, kështu që nuk kemi shumë informacione në këtë çështje. I falënderojë të gjithë qytetarët që kanë qenë të pranishëm, për nderimin që i kanë bërë nënës Ajshe. Ajo ka qenë një gjeneratë e Luftës së Dytë Botërore, ne gradualisht po e humbim edhe këtë gjeneratë. Për neve ka qenë një krenari. Sigurisht që nënat tonë nuk kanë qenë as nëna të kamerave, as të universiteteve, por kanë qenë nëna që kanë kultivuar shumë dashuri, përkujdes të fëmijëve dhe atdhedashuri”, ka thënë ai.

Nëna e Kadri Veselit ka humbur jetën ditën e sotme. Vetë Veseli ka munguar në ceremoninë e varrimit pasi ndodhet në qelinë e paraburgimit të Hagës, i akuzuar për krime lufte. Në varrimin e Ajshe Veselit kanë marrë pjesë edhe Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Shaqir Totaj dhe figura të tjera të Partisë Demokratike të Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ajshe veseli humb jeten nena e kadri veselit hysni veseli kadri veseli ajshe veseli humb jeten nena e kadri veselit hysni veseli kadri veseli

Sondazh

Poll