Bota

BE: S’ka zgjidhje të tensioneve Rusi-Ukrainë pa Evropën

7 Janar 2022, 17:25 Nga DOSJA
BE: S’ka zgjidhje të tensioneve Rusi-Ukrainë pa Evropën

BRUKSEL – Komisioni Evropian dhe Franca kanë shprehur nevojën e përfshirjes evropiane, teksa Rusia dhe Perëndimi po vazhdojnë të përballen diplomatikisht lidhur me kërcënimin e mundshëm të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, tha se një gjë është e qartë: S’ka zgjidhje pa Evropën. Cilado që të jetë zgjidhja, Evropa duhet të përfshihet.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët evropianë e kanë kërcënuar Rusinë me pasoja të rënda nëse e pushon Ukrainën, teksa Moska ka grumbulluar mijëra trupa në afërsi të kufirit ukrainas dhe po kërkon garanci të sigurisë kundër zgjerimit të NATO-s nga lindja. Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian “është shumë prezent” në Ukrainë, përfshirë edhe përmes ndihmës miliardëshe që i jep Kievit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me shefen e KE-së, presidenti francez, Emmanuel Macron mirëpriti bisedimet direkte SHBA-Rusi, që do të nisin javën e ardhshme. Ai tha se “arkitektura e sigurisë evropiane”, na “takon ne që ta ndërtojmë”.

Macron tha se “është mirë që ka diskutime ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë” dhe shtoi se “bashkëpunimi ndërmjet evropianëve dhe amerikanëve për këtë çështje është shembullor”. Por, ai i bëri thirrje BE-së që të zhvillojë bisedime me Moskën.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Rusisë do të takohen në Gjenevë më 10 janar, ndërkaq një takim NATO-Rusi dhe BE do të mbahen më pas dhe kriza në Ukrainë do të jetë temë e diskutimeve.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bashkimi europian emannuel macron ursula von der leyen bashkimi europian emannuel macron ursula von der leyen

Sondazh

Poll