Bota

Regjistrohet viktima e parë nga varianti flurona në Peru, nuk ishte i vaksinuar

7 Janar 2022, 14:00 Nga DOSJA
Regjistrohet viktima e parë nga varianti flurona në Peru, nuk ishte i

PERU- Ministria e Shëndetësisë e Perusë raportoi rastin e parë fatal të “flurona”  në vend(një infeksion i njëkohshëm i gripit dhe COVID-19).

Sipas Telesure, personi që humbi jetën ishte një 87-vjeçar me sëmundje shoqëruese, i cili nuk ishte vaksinuar kundër koronavirusit. I vdekuri ishte një nga tre rastet e fluronës të zbuluara në rajonin e Amazonas të Perusë veriore, sipas Cesar Munayco, një studiuesi në Qendrën Kombëtare të Ministrisë për Epidemiologjinë, Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Dy rastet e tjera përfshinin një të mitur dhe një person 40-vjeçar i cili ishte plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19. Të infektuarit paraqitën simptoma të tilla si kollë, dhimbje të fytit dhe dhimbje të përgjithshme sipas Munayco, i cili i kërkoi publikut që të vaksinohet kundër COVID-19 dhe gripit, sepse kjo zvogëlon rrezikun e vdekjes.

“Është e rëndësishme të merret parasysh kjo, sepse aktualisht kemi një shpërthim të madh të gripit H3N2 në xhunglën e vendit, si rajonet e Loreto, San Martin, Amazonas dhe Ucayali,” paralajmëroi Munayco.

Peruja njoftoi të martën valën e tretë të rasteve të COVID-19, e përshpejtuar nga ardhja në dhjetor e variantit Omicron, i cili tashmë ka çuar në 309 raste të konfirmuara në këtë komb të Amerikës së Jugut.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid flurona viktima e pare nga flurona covid flurona viktima e pare nga flurona

Sondazh

Poll