Bota

‘Telefonatë anonime’/ Sërish alarm për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

7 Janar 2022, 13:18 Nga DOSJA
‘Telefonatë anonime’/ Sërish alarm për bombë te

KOSOVË- Një alarm i tretë për bombë është ndezur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Mediat vendase raportojnë se një telefonatë anonime ka ngritur sërisht alarmin për një mjet shpërthyes në stacionin e autobusave në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka njoftuar se policia ndodhet në vendngjarje dhe janë evakuuar qytetarët. 

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, -ka thënë Ahmeti.

Tashmë kjo është një situatë e përsëritur, pasi është e treta herë që ngrihet alarm për mjet shpërthyes në stacion. Pak ditë më parë një situatë e ngjashme ndodhi pas një telefonate alarmante për një mjet shpërthyes në stacion. Hetimet zbuluan se alarmi ishte i rremë dhe policia nuk gjeti gjë të dyshimtë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alarm per bombe kosove stacioni i autobusëve në prishtinë alarm per bombe kosove stacioni i autobusëve në prishtinë

Sondazh

Poll