Bota

Zëvendësministri izrelit i quan hebrenjtë e Bregut Perëndimor ‘gjysmënjerëz’

7 Janar 2022, 13:42 Nga DOSJA
Zëvendësministri izrelit i quan hebrenjtë e Bregut

IZRAEL- Një zëvendësministër izraelit, i quajtur Yair Golan, është kritikuar ashpër nga kolegët e tij qeveritarë, pasi tha se të ardhurit izraelitë në Bregun Perëndimor janë “gjysmënjerëz”. Mediat e huaja raportojnë se duke folur për kanalin televiziv të Kuvendit të Izraelit, Golan shprehu se ata do t’i sjellin katastrofë Izraelit.

‘Shoh njerëz që vendosen në një zonë që ishte evakuuar ligjërisht dhe askush nuk duhet të jetë atje. Kur isha komandant i Divizionit të Judesë dhe Samarisë, nuk lejova askënd të kthehej për t’u vendosur atje. Këta njerëz që vijnë të vendosen atje, kryejnë trazira, thyejnë gurët e varreve ata po kryejnë një masakër“,-tha Golan.

Vërejtjet e Golanit u kritikuan nga shumë ligjvënës të tjerë, si në kampet e krahut të djathtë dhe të majtë të koalicionit të ndryshëm, si dhe në partitë e opozitës së krahut të djathtë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izrael yair golan izrael yair golan

Sondazh

Poll