Bota

Zgjedhjet presidenciale 2022, Marcon kryeson sondazhet në Francë

7 Janar 2022, 12:59 Nga DOSJA
Zgjedhjet presidenciale 2022, Marcon kryeson sondazhet në Francë

FRANCË- Tre muaj para zgjedhjeve presidenciale, Presidenti francez Emmanuel Macron vazhdon të udhëheqë në sondazhe. Mediat e huaja raportojnë se Marcon ende pa shpallur zyrtarisht kandidaturën, sipas sondazheve, do të mblidhte 25% të votave.

Sipas një sondazhi të ri në rast se raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahej këto ditë, ai do të merrte 26% të votave dhe do të linte pas kandidatet e së djathtës Valrrie Pecresse dhe Marine Le Pen, të dyja me nga 16%.

Sondazhi e bën Macron fituesin e mundshëm të zgjedhjeve, në përputhje me sondazhet e fundit që kanë treguar se kundërshtarët e tij më të afërt nuk kanë arritur të marrin vrull pavarësisht kritikave për politikat e Macron për COVID-19.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron marine le pen valrrie pecresse zgjedhjet presidenciale ne france emmanuel macron marine le pen valrrie pecresse zgjedhjet presidenciale ne france

Sondazh

Poll