Aktualitet

TRAGJIKE! Vdes 3-vjeçari në kopësht në Fier, edukatorja në komisariat

7 Janar 2022, 13:10 Nga DOSJA
TRAGJIKE! Vdes 3-vjeçari në kopësht në Fier, edukatorja

FIER– Një 3-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike paraditen e sotme. Mësohet se i vogli ka qenë në kopësht si çdo ditë, por krejt papritur është gjetur i pajetë nga edukatorja. Kjo e fundit, fillimisht ka menduar se fëmija mund të ketë humbur ndjenjat dhe e ka dërguar në spitalin pranë zonës.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e fëmijës, por gjithashtu kanë vënë në dijeni familjarët e autoritetet se 3-vjeçari kishte edhe shenja në fyt. Vetë edukatorja është dërguar në komisariat për tu marrë në pyetje, ndërsa familjarët e 3-vjeçarit kërkojnë drejtësi.

Daja i të miturit tha së fëmija ka pasur shenja në fyt e se gjithçka duhet zbardhur. Nga ana tjetër praparakisht raportohet se 3-vjeçari ishte i veshur me xhup dhe ka shkuar te varësja e rrobave për të marrë çantën. Kapuçi i xhupit ka ngecur në varëse duke bërë që fëmija të rrëzohej e më pas i ka mbuluar kokën duke i zënë dhe frymën. Gjithsesi janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së këtij kopështi e nuk dihet nëse ky do të jetë version përfundimtar për ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier, informacion paraprak. Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

3-vjeçari vdiq në kopësht, policia: U rrëzua dhe u mbyt me kapuçin e xhupit

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë

Detajet tronditëse/3-vjeçari në Fier me të nxira në qafë, edukatorja e gjeti përtokë

(a.b-e.h)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fier vdes 3 vjecari ne fier fier vdes 3 vjecari ne fier

Sondazh

Poll