Aktualitet

FOTO/I shpëtoi atentatit në 2019,kush është i forti i Niklës që u arrestua nga RENEA

7 Janar 2022, 11:40 Nga DOSJA
FOTO/I shpëtoi atentatit në 2019,kush është i forti i

NIKËL/KRUJË – Marklen Haka, njëri nga tre të arrestuarit në kuadër të operacionit të RENEA-s mbrëmjen e djeshme në Nikël të Krujës, është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në vitin 2019 ai i ka shpëtuar mrekullisht një atentati, ku mbeti e vdekur halla e tij.

Marklen Haka është arrestuar edhe në 2018-ën nga një operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë.

Marklen Haka u arrestua nga RENEA së bashku me Zenel dhe Gazmir Hakën, pasi gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

LAJMI KRYESOR: EMRAT-VD/RENEA aksion në disa qytete, 19 të arrestuar, sekuestrohen armë e kokainë

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 19 te arrestuar ne shqiperi aksioni i renea marklen haka 19 te arrestuar ne shqiperi aksioni i renea marklen haka

Sondazh

Poll