Politike

Sekretari i FRPD-së: Emra e disa delegatëve janë të shpikur, mund dhe të kenë vdekur

7 Janar 2022, 10:44 Nga DOSJA
Sekretari i FRPD-së: Emra e disa delegatëve janë të shpikur,

TIRANË– Sekretar i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari denoncoi Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi për emrat e publikuar të delegatëve në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit të thirrur nga Kryetari Lulzim Basha. Sipas Muçollarit, “verifikuam 100 emra në Gjendje Civile nga këta 66 janë emra të shpikur që nuk ekzistojnë por edhe mund të kenë vdekur”.

“Transparencë të emrave që ka lexuar deputeti Bardhi ka mashtruar opinionin e ata pak demokratë që sot e mbështesin atë apo deputetin Basha.Ka thënë 4237 emra që pretendon se kanë qenë të pranishëm në datën 18 dhjetor në antikuvendin e tyre, delegatë që Bardhi i ka lexuar janë 1534 ku ndër këta mbi gjysma s’kanë qenë të pranishëm aty.Mbi 200 anëtarë Bardhi i ka lexuar 3-4 herë për të rritur në mënyrë artificiale prezencën, si Amarda Shanaj, Arben Shkoza, Arjan Axhiku, Arjan Karriqi , Artan Lika etj.Ka bërë tjetër edhe që 831 emra i ka sajuar përcudnuar emrat në mënryë të qëllimshme. Këta njerëz nuk ekzistojnë sjanë n’jerëz realë, janë emra që s’janë anëtarë Kuvendi as anëtarë të PD janë shtuar në mënyrë artificale. Ne verifikuam 100 emra në Gjendje Civile nga keta 66 janë emra të shpikur që nuk ekzistojnë por edhe mund të kenë vdekur, fantazinë e kanë zero për të krijuar edhe një emër të bukur. Hetoni e nxirrni të vërtetën“, tha ai.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grigels muçollari perplasje ne partine demokratike grigels muçollari perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll