Aktualitet

Dosja ‘Xibraka’/ Shkarkimi i prokurorit të çështjeve ‘të nxehta’, Flamur Vezaj: Pse KPK shkarkoi Eugen Beçin

27 Qershor 2019, 06:23 Nga DOSJA
Dosja ‘Xibraka’/ Shkarkimi i prokurorit të

Tiranë- Prokurori Eugen Beçi dje nuk kaloi Vettigun. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj, i cili është shprehur se ai u shkarkuar pasi nuk bëri kompromise me krimin.

“U shkarkua se nuk bëri kompromise me krimin dhe as me pushtetin apo njerëzit e Rilindjes që tashmë selektojnë personat nga sistemi i drejtesisë qe do të kalojnë “Vetingun”! Por edhe në rastin tend miku im, peshorja e kësaj drejtësie, besoja se nuk do ta shndërronte shkrepjen e një aparati fotografik në një shkrepje “arme” që “eleminon” këdo që përballet me krimin. E ajo foto u shndërrua ne shkrepje per ty! Por Eugen, mos u mërzit ka humbur drejtësia nga ky vendim dhe jo ti!!”, shprehet Vezaj.

Reagimi:

Eguen, drejtesia ka humbur jo ti!
###
Eugen Beçin e njoh qe ne vitin 2005 kur edhe u krijua Prokuroria per Krime te Renda! Po te kujtoje nje nga nje kam shume histori me Genin siç e therrisnim ne gazetaret pasi edhe ai vinte nga mediat ne poziten e prokurorit! Por qe nga krijimi i institucionit te krimeve te renda (ku te gjithe qeverit jane mburrur me ate institucion) Geni ka qene pjese e shume dosjeve te rendesishme! Duke mos i kujtuar te gjitha per shkak edhe te kohes se gjate, di te them me siguri qe me cilesine e prokurorit Geni ka kerkuar prane Gjykates 16 denime me burgim te perjetshem! Po po 16 burgime te perjetshme mos edhe me shume! E per shkak te kercenimeve te ndryshme ai prej me shume se 4 viteve bashke me familjen ruhej me punonjes policie te caktuar nga Komisioni i Mbrojtjes se Deshmitareve ne M.Brendshme! Ne mesin e disa konkluzioneve qe mbajne firmen e Genit e qe me kujtohen jane 5 vendime me burgime te perjetshme per “banden” e Gaxhait te Vlores, hetimin dhe me pas denimin e Dritan Dajtit, hetimin dhe denimin e vellezerve nga Hasi per rrembimin dhe vrasjen e mjekut Behar Kastratit, hetimin dhe denimin e Ilir Xhakjes per vrasjen e oficerit te policise, e shume denime te tjera me burgim te perjetshem ne Shkoder e Vlore ku edhe u zbuloi e arrestoi autoret e rrembimit te nipit te biznesmenit Sulo Shehu! Me pas ka hetuar dhe jane denuar personat per rrembimin dhe zhdukjen e imamit te Gostivarit, hetimin e denimin e “vrasesit” Dritan alias Gramoz Rexhepi! Hetimin dhe denimin e kontrabandes se cigareve ne Durres mes tyre Leoanrd Koken, hetimin dhe denimin e porositesit te 200 kg kokaine me vaj palma, personat e akuzuar per terrorizem dhe atyre qe dergonin luftetare ne Siri e arrestimin e ekstremistit Erzen Uka! Vec ketyre, hetimin e shume trafikanteve te droges mes tyre grupi i ndertuesve te kryesuar nga Jurgen Molla dhe mbi 54 te arrestuar per kontrabandimin e njerezve drejte SHBA-se vetem pak muaj me pare! Nuk mund te mos i kujtoje ketu edhe disa nga rastet e veshtira kur ishte drejtues i prokurorise per krime te renda si dosja e Xibrakes, vrasjes se kryekomisarit nga Arben Frroku e shume te tjera, deri te perplasja live me ish-Ministrin e Brendshem Sajmir Tahiri ne emisionin OPINION per kanabizimin e Shqiperise! E pavaresisht ketyre e te tjerave qe nuk kujtohem ai dje u shkarkua nga KPK-ja duke e nxjerr ne rruge! U shkarkua se nuk beri kompromise me krimin dhe as me pushtetin apo njerezit e Rilindjes qe tashme selektojne personat nga sistemi i drejtesise qe do te kalojne “Vetingun”! Por edhe ne rastin tend miku im, peshorja e kesaj drejtesie, besoja se nuk do ta shnderronte shkrepjen e nje aparati fotografik ne nje shkrepje “arme” qe “eleminon” kedo qe perballet me krimin. E ajo foto u shnderrua ne shkrepje per ty! Por Eugen, mos u merzit ka humbur drejtesia nga ky vendim dhe jo ti!!
#Ne_pritje_te_turpit_te_radhes_nga_Vetingsat#

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eugen beci flamur vezaj shkarkohet prokurori beçi eugen beci flamur vezaj shkarkohet prokurori beçi

Sondazh

Poll