Aktualitet

DENONCIMI: Nuk u mor asnjë 10, si ua ‘punoi’ ministria e Arsimit maturantëve me tezat

26 Qershor 2019, 19:57 Nga DOSJA
DENONCIMI: Nuk u mor asnjë 10, si ua ‘punoi’ ministria e

TIRANË– Siç dihet tashmë muajin e fundit përpara provimeve të maturës, gjimnazistët fillojnë parapërgatitjet me mësuesit e tyre. Këta të fundit u japin librat dhe temat më kyçe që duhet të kenë parasysh gjatë provimeve.

Por këtë vit nuk ka ndodhur saktësisht kështu, pasi në provimet e maturës shtetërore asnjë nxënës nuk është vlerësuar me pikët maksimale në mnëyrë që të marrë notën 10.

Sipas një denoncimi të bërë nga një faqe Instagrami me emrin Postmatura.al, maturantët janë penalizuar për shkak të hileve që u kanë punuar mësuaesit.

Kjo faqe ka bërë publike mesazhet e shumë prej nxënësve që tregojnë se në tezat e provimit kanë pasur pyetje të tjera nga ato që ishin parapërgatitur.

Për më tepër pyetjet ishin shtuar shumë, në mënyrë që tëshmangeshin kopjet dhe si pasojë e këtyre arsyeve asnjë nxënës s’e ka mbaruar të gjithë provomin.

Maturantët kanë reaguar të shqetësuar në lidhje me këtë fenomen që i ka pezamtuar të gjithë. Madje shumë prej nxënësve shkruajnë se kanë dëhirë të largohen nga vendi pas këtyre ‘hileve’.

Lexoni denoncimet në fotot e mëposhtme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i maturanteve maturantet e zhgenjyer tezat e provimeve denoncimi i maturanteve maturantet e zhgenjyer tezat e provimeve

Sondazh

Poll