Aktualitet

“Kapoja nuk është Astrit Beqiri”, Elton Qyno zbardh detaje nga operacioni ndërkombëtar: Mund t’jetë kunati, ka dy

26 Qershor 2019, 16:06 Nga DOSJA
“Kapoja nuk është Astrit Beqiri”, Elton Qyno zbardh detaje

TIRANË– I ftuar në studion e edicionit informativ në “Report TV”, gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar në 7 vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë. 

Qyno shprehet se i arrestuari Astrit Beqiri nuk është kreu i këtij grupi kriminal. Gazetari ngre hipotezën se kryesori që ka komanruar trafikun e mbi 1600 kg drogë drejt Europës është kunati i Beqirit, Jetmir Kastrati.

Qyno shton më tej se Kastrati njihet edhe si Sokol Krasniqi.

Nuk është ky kreu i bandës kriminale. Po dyshohet se është kunati i tij Jetmir Kastrati. Policia dhe prokurria e Danimarkës Jetimirin si person që orientonte de trafikonte drogën në Holandë dhe vendet nordike. Njihet edhe me emirn Sokol Krasniqi, dhe posedon një pasaportë kosovare,”– është shprehur gazetari Qyno. 

Europol zhvilloi një operacion ndërkombëtar në 7 vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë. Në kuadër të operacionit “Goldfinger” u godit një grup kriminal dhe në pranga ranë 42 persona, mes tyre Astrit Beqirit. Beqirit ju sekuestruan të gjitha të mirat materiale. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i kapos shqiptar astrit beqiri elton qyno goldfinger operacioni nderkombetar arrestimi i kapos shqiptar astrit beqiri elton qyno goldfinger operacioni nderkombetar

Sondazh

Poll