Aktualitet

“Kanë shpërndarë armë”, Policia i përgjigjet me gjyq Gjunkshit: Shpifje, do përgjigjesh para ligjit

26 Qershor 2019, 20:29 Nga DOSJA
“Kanë shpërndarë armë”, Policia i

TIRANË– Policia e Shtetit ka reguar pas akzuave të bëra nga ish-deputeti i PD-së së Dibra po mbushet me armë të shpërndara nga vetë efektivët.

Në një reagim zyrtar Policia thekson se Gjunkshi do të përgjigjet përpara ligjit përsa u përket të gjitha akuzave. Autoritetet shqiptare e saktësojnë si shpifje këtë akuzë dhe thakosjnë më tej se këto janë deklaratë të fabrikuara.

Më tej Policia e Shtetit shkruan se është gjithmonë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi. 

Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me deklarimin e sotëm publik të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e DibRës ka  shpërndarë armë në qytet, sqarojmë se:

Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar.

Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.

Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi. 

Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90.

Ditën e sotme ish-deputeti Xhemal Gjunkshi doli në një deklaratë për mediat ku u shpreh se Dibra po furnizohet me armë nga vetë polica. Madje ish-deputeti shtoi më tej se në Dibër po qarkullojnë persona me rekorde kriminale. 

“Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.

Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza,”- u shpreh Gjunkshi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armet ne diber polica hedh ne gjyq gjunkshin policia e shtetit xhemal gjunkshi armet ne diber polica hedh ne gjyq gjunkshin policia e shtetit xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll