Aktualitet

Shkatërrohet grupi kriminal me kapon nga Shkodra, shpërndanë 1600 kg drogë në Europë, gazetari: Kryesori është kunati (V

26 Qershor 2019, 14:55 Nga DOSJA
Shkatërrohet grupi kriminal me kapon nga Shkodra, shpërndanë 1600

SHQIPËRI– EUROPOL në koordinim me autoritetet të 7 shteteve të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë kanë realizuar një megaoperacion duke goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogërave të forta të Europës.

Si pasojë e operacionit të quajtur “Goldfinger” kanë rënë në pranga 42 persona, përfshirë këtu edhe ‘kapon’ shqiptar që komandonte shpërndarjen e drogës në të gjithë Europën.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin e identifikuari ai Astrit Beqiri banues në Shkodër që akuzohet të jetë kreu i grupit kriminal.

Beqiri u arrestua në banesën e tij dhe Dosja.al mëson se i janë sekuestruar të mirat materiale përfshirë këtu 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro, që dyshohet të jenë siguruar si pasojë e tregtimit të narkotikëve.

Gjithashtu është shpallur në kërkim një tjetër person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Mësohet se janë kontrolluar me dhjetëra ambjente duke sekuestruar 40 kg kokainë, arme zjarri dhe granata.

Ky grup kriminal është dokumentuar se ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së.

Nga ana tjetër gazetari Elton Qyno ka ngritur hipotezën se kreu i grupit kriminal mund të jetë kunati i Beqirit, Jetmir Kastrati. Kastrati njihet ndryshe edhe Sokol Krasniqi. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit beqiri europol operacioni goldfinger shkaterrohet grupi kriminal shkoder astrit beqiri europol operacioni goldfinger shkaterrohet grupi kriminal shkoder

Sondazh

Poll