Aktualitet

Operacioni ndërkombëtar, Lleshaj: Janë goditur shumë pjesëtarë të krimit të organizuar

26 Qershor 2019, 17:00 Nga DOSJA
Operacioni ndërkombëtar, Lleshaj: Janë goditur shumë

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reguar pas operacion ndërkombëtar ku u godit grupi kriminal dhe në pranga ranë 42 persona me në krye Astrit Beqirin.

Në një status në Twitter, Lleshaj shkruan se janë goditur shumë pjesëtarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale.

Goldfinger”, operacioni i koordinuar nga EUROPOL, ku merr pjesë Policia dhe Prokuroria Shqiptare, godet fort në Europë dhe në Shqipëri. Pjesë e goditjes janë shumë pjesëtarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale,”– shkruan Lleshaj. 

Europol zhvilloi një operacion ndërkombëtar në 7 vende të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë. Në kuadër të operacionit “Goldfinger” u godit një grup kriminal dhe në pranga ranë 42 persona, mes tyre Astrit Beqirit. Beqirit ju sekuestruan të gjitha të mirat materiale. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i kapos shqiptar operacioni nderkombetar sander lleshaj shkaterrimi i grupit kriminal arrestimi i kapos shqiptar operacioni nderkombetar sander lleshaj shkaterrimi i grupit kriminal

Sondazh

Poll