Aktualitet

Gota dhe pjata kokës, arrestohet ish-drejtori i Digitalb pas sherrit me Ben Blushin në restorantin luksoz

26 Qershor 2019, 14:01 Nga DOSJA
Gota dhe pjata kokës, arrestohet ish-drejtori i Digitalb pas sherrit me Ben

TIRANË– Pas sherrit të ndodhur në “Padam” mes drejtorit të Top Channel, Ben Blushi dhe ish-drejtorit të Digitalb, Alban Jaho, ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Jaho është arrestuar dhe ka nisur që të merret në pyetje nga policia lidhur me sherrin që kishte nisur ndaj Blushit.

Mësohet se ish-drejtori i Digitalb, Alban Jaho ka qenë duke konsumuar alkool në PADAM, në momentin kur ka parë se disa tavolina më tutje ndodhej biznesmeni Samir Mane, pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Jaho ka shkuar i dehur pas kurrizit të Blushit dhe ka hedhur gota me uji, dhe njëra prej tyre ka prekur edhe Frangajn.

Blushi nuk është përplasur fizikisht në asnjë moment me Jahon, por pas ngjarjes ka bërë një kallëzim në polici. Që pas kallzimit të Blushit, Jaho kërkohej nga policia deri në arrestimin e tij.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ben blushi sherri jaho-blushi ben blushi sherri jaho-blushi

Sondazh

Poll