Aktualitet

Shpërthimi i makinës në Tiranë, dalin emrat e të plagosurve, shoferi me precedentë

7 Janar 2022, 06:54 Nga DOSJA
Shpërthimi i makinës në Tiranë, dalin emrat e të

TIRANË – Mikel Harizaj dhe Serini Dumi janë dy personat, të cilët u plagosën pas shpërthimit të një lënde plasëse në makinën me të cilën ata po udhëtonin në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Shoferi Mikel Harizaj, 42 vjeç dhe pasagjeri 26-vjeçar Serini Dumi mbetën të plagosur pasi një lëndë plasëse shpërtheu rreth orës 02:50 të mëngjesit në mjetin tip ‘Mazda’ me të cilin udhëtonin e për pasojë u dërguan me urgjencë drejt Spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Mikel Harizaj mësohet se është një emër i njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në vitin 2012 ka plagosur me granatë tre persona.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

“Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia e Tiranës në lidhje me shpërthimin.

LAJMI KRYESOR: ATENTAT në Tiranë!Hidhet në erë mjeti, plagosen 2 persona, Harizaj i dënuar në 2009

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shperthen makina ne unaze te re shperthim ne tirane shperthen makina ne unaze te re shperthim ne tirane

Sondazh

Poll