Aktualitet

Moti i keq, probleme në Pukë, bashkia: Që në orë 03:00 nisëm pastrimin e rrugëve

7 Janar 2022, 07:50 Nga DOSJA
Moti i keq, probleme në Pukë, bashkia: Që në orë 03:00

PUKË – Probleme si pasojë e reshjeve të dëborës ka pasur edhe në një pjesë të madhe të Bashkisë së Pukës. Ka qenë vetë ky institucion, që nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se janë marrë menjëherë masat për përballimin e situatës së krijuar, ku punonjësit e shërbimeve që prej orës 03:00 kanë nisur punën për pastrimin e akseve rrugore.

Njoftimi i Bashkisë Pukë:

Reshjet e borës përfshin pjesen më të madhe të territorit të bashkisë Pukë.  Punonjësit tanë të shërbimeve që prej ores 03:00 kanë nisur punen për pastrimin e akseve rrugore, të cilat këtë mëngjes nuk krijuan vështirësi për qytetarët. Reshjet e bores vijoin ende, ndërkoh që deri në këto momente nuk ka asnjë vështirësi si pasojë e kushteve atmosferike. Shkollat janë hapur dhe pritet të nisin proçesin mësimor normalisht, ndërkoh që kanë ngrohje optimale.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në Shqipëri, dëbora bllokon Kukësin e Pukën, disa fshatra pa energji

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet debore ne pune moti i keq ne shqiperi debore ne pune moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll