Aktualitet

DW: Dyfishohet numri i të infektuarve me koronavirus

7 Janar 2022, 08:27 Nga DOSJA
DW: Dyfishohet numri i të infektuarve me koronavirus

TIRANË- Vatra kryesore e infektimeve vazhdon të mbetet Tirana, e ndjekur nga Shkodra, Durrësi , Elbasani dhe Vlora. Nga 61 bashki që ka Shqipëria në 53 prej tyre ka qytetarë të infektuar me virusin korona. Rreth 8 mijë pacientë në të gjithë vendin.janë pozitive. 

Dyfishimi i numrit i të infektuarve mendohet se ka të bëjë me festa e fundvitit, mungesën e plotë të masave shtrënguese dhe variantin e ri Omikron, që përhapet me një shpejtësi shumë më të madhe infektimi sesa variantet e mëparshme. Dy rastet e para të konfirmuara me infektimin me variantin Omikron në Shqipëri u shfaqën në dhjetor 2021.

Shtrëngohen masat

Në kushtet e rëndimit të situatës Komiteti i Ekspertëve Teknikë vendoi hyrjen në fuqi të masave të reja kufizusese.

“Të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare, që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose certifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërimit, ose dy heë në javë rezultatin negativ të testit PCR,’ -njoftoi kryetarja e këtij komitetit, Mira Rakacolli.

Në fuqi do të vazhdojnë të mbeten masa të tilla si ora policore, nga ora 23:00 e mbrëmjes deri 06:00 të mëgjesit të ditës në vijim, paraqitja e pasaportës së vaksinimit nga kushdo që hyn në Shqipëri, nga të gjitha pikat e saj kufitare apo që kalon transit, test PCR të kryer brenda 72 orëve ose test të shpejtë brenda 48 orëve nga hyrja në kufijtë e vendit.

Forcohet apeli për vaksinim kundër kovidit

Krahas hyrjes në fuqi të masave të reja autoritetet kanë përforcuar apelin drejtuar qytetarëve për t‘u vaksinuar dhe mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Sipas shifrave zyrtare 95 përqind e të infektuarve dhe të shtruarve aktualisht në spitalet anti-kovid janë ata që nuk kishin marrë asnjë dozë vaksine.

Marrë nga: DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll