Aktualitet

VIDEO / Artistët shqiptarë këngë për Forcat e Armatosura, Rama: Bashkohuni!

7 Janar 2022, 08:47 Nga DOSJA
VIDEO / Artistët shqiptarë këngë për Forcat e

TIRANË – Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Saimir Braho janë bashkuar në një projekt muzikor dedikuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë, këngë të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Rama, i cili përbri videos shkruan se, kjo është edhe një ftesë për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura. Në video, paraqiten ushtarët e FA në krye të trajnimit, ndërsa herë pas here grupit të tyre i bashkohen artistët.

“Mirëmëngjesi dhe me një videoklip të pazakonshëm, si ftesë për t’iu bashkuar Forcave tona të Armatosura, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij përbri videos.

Prej disa ditësh tashmë, Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje dhe ka ftuar të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Sipas Ministrisë, pjesë e këtij procesi mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 vjec deri në 27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë publikuar të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e rekrutimit, ku përcaktohet edhe kalimi i tre testeve; ai fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama elton deda eneda tarifa forcat e armatosura redon makashi saimir braho edi rama elton deda eneda tarifa forcat e armatosura redon makashi saimir braho

Sondazh

Poll