Aktualitet

Dëbora 20 cm në Kukës, izolohen disa fshatra, probleme me energjinë e qarkullimin

7 Janar 2022, 07:40 Nga DOSJA
Dëbora 20 cm në Kukës, izolohen disa fshatra, probleme me

KUKËS – Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, që kanë sjellë vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, sidomos në Qarkun e Kukësit, ku raportohet se në të gjitha akset nacioale qarkullohet vetëm me zinxhirë ose me goma dëbore. Në lartësitë mbi 800 metra trashësia ka arritur 20 cm.

Ndërkohë fshatrat si Tërshen, Arrën, Turaj, Borje, Zapot, Cërnalev, Xhaferaj, Lojme, Shkinak jan bllokuar nga trashësia e borës. Rrugët nacionale si Kukës-Kala e Dodës-Peshkopi, Kukës -Shishtavec, Kukës-Qaf Mali-Fierz, Kukës-Krumë-Tropojë, Tropojë-Fierz qarkullohen me zinxhirë apo goma dimërore, pasi prezenca e borës dhe akullit është evidente.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, raportohet se ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në qytetin e Kukësit dhe në disa fshatra përreth.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq në Shqipëri, dëbora bllokon Kukësin e Pukën, disa fshatra pa energji

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet debore ne kukes moti i keq ne kukes moti i keq ne shqiperi debore ne kukes moti i keq ne kukes moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll