Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Dënojmë prezencën ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën

7 Janar 2022, 08:06 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA në Tiranë: Dënojmë prezencën ushtarake

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dënon prezencën e trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën. Vetë ambasada, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, citon një deklaratë e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili shprehet se Moska me retorikën e saj të ashpër, po nxit narrativën e rreme se Ukraina kërkon të provokojë konfkikt me Moskën zyrtare.

Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:

“Ne dënojmë prezencën ushtarake në rritje të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, si dhe retorikën gjithnjë e më të ashpër të Moskës, pasi ajo vazhdon të nxisë narrativën e rreme se Ukraina kërkon të provokojë konflikt me Rusinë”. Sekretari i Shtetit Anthony Blinken”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi të mërkurën, më 5 janar, se Rusia duhet të largojë presionin ndaj Ukrainës nëse dëshiron progres, pasi ai rikonfirmoi një paralajmërim për “pasoja masive” në rast të pushtimit. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë bisedime javën e ardhshme në Gjenevë pasi Moska grumbulloi dhjetëra-mijëra trupa në kufirin ukrainas dhe i kërkoi Perëndimit garanci kundër zgjerimit të aleancës së NATO-s.

“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim se agresioni i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive dhe kosto të rënda si përgjigje. Nga këndvështrimi ynë, është shumë e vështirë të shihet që gazi që rrjedhë përmes atij tubacioni, të bëhet operacional, nëse Rusia vazhdon agresionin e saj”, tha sekretari Blinken.

Edhe pse prodhoi kritika në vend, administrata e Presidentit Joe Biden ka refuzuar të vendosë sanksione mbi gazsjellësin Nord Stream, duke thënë se ishte praktikisht i përfunduar. Por administrata amerikane vitin e kaluar arriti një marrëveshje në të cilën Gjermania premtoi ndihmë për Ukrainën dhe paralajmëroi Rusinë kundër përdorimit gazsjellësit për avantazhe gjeopolitike.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane anthony blinken konflikti rusi-ukraine ambasada e shba ne tirane anthony blinken konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll