Politike

Del video, Rama tha do bëjë ndonjë çmenduri tjetër, çfarë bën Meta në Presidencë në 04:45 të mëngjesit?

27 Qershor 2019, 05:57 Nga DOSJA
Del video, Rama tha do bëjë ndonjë çmenduri tjetër,

Tiranë-Tre ditë para zgjedhjeve,  situata politike në vend është e nxehtë. Dosja.al ka siguruar një video ku presidenti Ilir Meta ka shkruar me urgjencë në 04:45 të mëngjesit në Presidencë. Në video duket qartë makina e Presidentit dhe eskorta e tij, të cilat futen me shpejtësi në oborrin e Presidencës.

Por çfarë por ndodh në vend dhe përse ku nxitim i Presidentit për të shkuar në zyrën e tij në këtë orë?

Kryeministri Edi Rama dje deklaroi se Presidenti mund të bëjë ndonjë çmenduri tjetër, që në fakt mund të jetë dorëheqja e tij ose shpërndarja e parlamentit. Për këtë ai u shpreh se do të flasin pas të hënës.

Nga ana tjetër Ilir Meta kërkoi në zyrën e tij kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha për të dialoguar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend. Rama tha  se nuk ka mundësi që t’i paraqitej në takim presidentit pasi ishte i zënë me fushatën elektorale. Ndërsa Lulzim Basha u përgjigj me po për takimin. Presidenti u shpreh i qartë se pret në takim që nga ora nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës, edhe Bashën dhe Ramën.

Ende nuk dihet sesi do të vijojë kjo situatë, pasi opozita paralajmëron protesta 12 orëshe dhe mazhoranca po bëhet gati për 30 qershorin. Njëkohësisht ka shumë zëra se në vend mund të ketë edhe trazira dhe luftë civile më 30 qershor.

Ndoshta presidenti Meta bën veprimet të tjera të cilat Rama i quan çmenduri. A do e shpërndajë Meta parlamentin? A do e japë dorëheqjen? Këto ende nuk dihen, por mund edhe që qëndrojnë si mundësi.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha meta me urgjencë në presidencë zgjedhjet e 30 qershorit edi rama ilir meta lulzim basha meta me urgjencë në presidencë zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll