Politike

Meta fton për dialog Ramën e Bashën në Presidencë. Basha pranon, kryeministri: Kemi zgjedhje, jam i zënë! (LETRA)

26 Qershor 2019, 19:45 Nga DOSJA
Meta fton për dialog Ramën e Bashën në Presidencë.

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër ku fton për dialog në Presidencë kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Në letrën e publikuar nga vetë Rama, shkruhet se presidenti Meta i pret në zyrën e tij për takim nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës. 

“Ilir Meta mirëpret nesër, datë 27 qershor 2019, në takim për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjësi herët ora 05:00, deri në orën 13:00, në zyrën e tij në Presidencë,”-shkruhet në letën e Metës. 

Letrës së Metës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur se nuk ka mundësi që t’i paraqitej në takim presidentit pasi ishte i zënë me fushatën eletorale që kreu i shtetit anuloi. 

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!”-shkruan Rama.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje pozitive letrës së kreut të shtetit, duke konfirmuar takimin rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Më datë 30 qershor në vend do të zhvillohen zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës së bashkuar. Kjo e fundit ka bojkotuar zgjedhjet me pretendimin se PS do të manipulojë procesin.

Presidenti Meta ka anuluar zgjedhjet, duke i cilësuar si jodemokratike pa praninë e opozitës, dekret i cili u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor. Bashkitë e opozitës kundërshtojnë procesin duke u shprehur se do të zbatojnë dekretin e Metës. Opozita gjithashtu paralajmëron tensione në KZAZ-të e votimit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha edi rama ilir meta kriza politike zgjedhjet lokale 2019 basha edi rama ilir meta kriza politike zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll