Politike

Akuzat për blerje votash, Xhaçka kërcënon Bashën me gjyq: Llumi që nxjerr nga goja ka pasoja

26 Qershor 2019, 20:21 Nga DOSJA
Akuzat për blerje votash, Xhaçka kërcënon Bashën me

TIRANË– Ministrja Olta Xhaçka ka vendosur që të hedhë në gjyq kryeopozitarin Olta Xhaçka. Në një status në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se Basha do të përballet me të në gjyq për çdo akuzë që ka hedhur ndaj saj.

Më tej ministrja e Mbrotjtjes u përgjigjet edhe akuzave të ish-deputetit Xhemal Gjunkshi, i cili e akuzoi se përdor makina e ministrisë si të ishin taksi. Xhaçka shton se Gjunkshin e njohin të gjithë se kush është se e mallkojnë të gjithë njerëzit që ka marrë në qafë.

Në fund ministrja shton se nuk duhet humbur asnjë moment me personazhe të tillë dhe fton të gjithë shqiptarët të fokusohen tek data 30 qershor.

Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mesojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një cmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja.

Dhe, sa për zëdhësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne asnjë fjalë.
Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Ëikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e mallkojnë përditë.

Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si këta. E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.
BASHKIA QË DUAM
SHQIPËRIA????DUAM,”– shkruan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. 

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha në deklaratën e sotme që bëri nga selia blu u shpreh se Xhaçka ka qenë në Peshkopi për të blerë vota. 

“Ministrja e Mbrojtjes ka qënë sot në Peshkopi për të blerë vota. Edhe ministrja po bën ato që bëri bashkëshorti i saj i përfshirë në përgjimet e dosjes 184,”- tha Basha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuza per blerje votash lulzim basha olta xhacka xhacka hedh ne gjyq bashen akuza per blerje votash lulzim basha olta xhacka xhacka hedh ne gjyq bashen

Sondazh

Poll