Politike

Rama refuzoi ftesën për dialog, Presidenca: Presim që kryeministri të gjejë kohë

26 Qershor 2019, 20:31 Nga DOSJA
Rama refuzoi ftesën për dialog, Presidenca: Presim që

TIRANË– Pas refuzimit të ftesës për dialog nga kryeministri Edi Rama, një reagim zyrtar ka ardhur nga Presidenca.

Në reagimin e tyre, shkruhej se edhe pse Rama e refuzoi takimin me Metën, sërish po pritej që ai të gjente kohë.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.”

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar në zyrën e tij kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha për të dialoguar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend. Rama i është përgjigjur se nuk ka mundësi që t’i paraqitej në takim presidentit pasi ishte i zënë me fushatën eletorale. Ndërsa Basha ka pranuar takimin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike zgjedhjet lokale 2019 edi rama ilir meta kriza politike zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll