Politike

Neritan Ceka nuk ndalet me mallkimet: Edhe Baton Haxhiu e ka hak, për dy ministra që ka sjellë

26 Qershor 2019, 21:09 Nga DOSJA
Neritan Ceka nuk ndalet me mallkimet: Edhe Baton Haxhiu e ka hak, për dy

TIRANË– Politikani Neritan Ceka nuk u ndahet mallkimeve. Këtë mbrëmje i ftuar në emisionin “Opinion’, Ceka është pyetur për arsyet që e shtynë të mallkonte popullin që të votonte.

Ai komentoi gjithashtu edhe postimin e bërë nga kryeministri Edi Rama ku nënjë video të publikuar dëgjoheshin mallkimet e Cekës dhe punët e bëra nga kryeministri ndër vite.

E falenderoj, është auto ironi, ajo që është qesharak është ai që del vërdallë pa kandidat. I ka numrat në Parlament që të nxirrte një ligj që kur s’ka kandidat del automatikisht ai që është dhe nuk kishim pse harxhonim kaq lekë. E ka dhe Italia një ligj, kur del një kandidat i vetëm, sipas ligjit nëse del mbi 50 përqind pjesëmarrja e votuesve ai fiton. Kësaj i thonë të shkoj si kali në lëmë,”- tha politiknai.

Pjesë nga biseda

Blendi Fevziu: Po përse i mallkove?

Neritan Ceka: Ndryshe nga ndonjë tjetër që vjen na jep mësime nga ndonjë vend fqinj, unë e kam votën e shqiptarëve kam pjesën time. Përdhosja e votës… Kam qenë një luftëtar i votës për të tjetër, unë tani i kam gjërat në rregull, por…

“Një pjesë i kam ç’mallkuar, dekretoj- ç’dekretoj. Tani nuk jam penduar për ata të Bulqizës, për ata të Peshkopisë”, tha më tej ai.

Më pas gazetari Blendi Fevziu e pyeti nëse e mallkon edhe analistin Baton Haxhiu.

Neritan Ceka: Për nja dy ministra që ka sjellë në Shqipëri e ka hak.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baton haxhiu mallkimet e neritan cekes neritan ceka baton haxhiu mallkimet e neritan cekes neritan ceka

Sondazh

Poll