Politike

Rama paralajmëron shpërndarjen e parlamentit nga Meta, kryeministri: Pres një çmenduri, kam një ndjesi që do ta bëjë

26 Qershor 2019, 20:19 Nga DOSJA
Rama paralajmëron shpërndarjen e parlamentit nga Meta, kryeministri:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka paralajmëruar një lëvizje nga presidenti Ilir Meta.

Në statusin e tij Rama shkruan se ditën e hënë, presidenti do të bëj çmendurinë e radhës.

E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor”-shkruan Rama. 

Një nga tezat kryesore mund të jetë ajo që presidenti Ilir Meta të shpërbëjë parlamentin me pretendimin se nuk plotësohet numri i deputetëve. Kujtojmë që pak kohë më parë Meta i dërgoi një kërkesë KQZ, që t’i shpjegohej se si u plotësuan vakancat pas djegies së mandateve të opozitës së bashkuar. 

Megjithatë mbetet ende për t’u parë nëse do të jetë kjo lëvizja e radhës e presidentit Meta.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike edi rama ilir meta kriza politike

Sondazh

Poll