Politike

Përplasjet në KZAZ, Rama thirrje të rinjve nga Elbasani: Mos ia zeni vendin në burg atij figurës

26 Qershor 2019, 19:16 Nga DOSJA
Përplasjet në KZAZ, Rama thirrje të rinjve nga Elbasani: Mos ia

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama nga takimi i tij në Elbasan ka bërë sërish thirrje që të mos ketë përplasje ditën e zgjedhjeve.

Rama i është drejtuar të rinjve duke i kërkuar që të mos shkaktojnë përplasje ndryshe do të përfundojnë në burg. 

Këtë e kam me çunat e shkathët të Elbasanit. Hyjnë e dalin në Itali, Holandë, Gjermani. Ditën e dielë kush e ka përzemër të shkojë të votojë. Kujt i rref zemra që të bëjë noj dëm ikni çuna, se nuk keni për të dalë kurrë nga Shqipëria. Mos ia zeni vendin në burg atij figurës, është vendi i tij. Le ta provojë. Nuk shkohet në burg për kafe turke, nuk shkohet në burg për Lulin,“-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim në Gramsh dhe në Elbasan. Rama shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme duke bërë thirrje për pjesëmarrje në votime më 30 qershor dhe jo përplasje në KZAZ.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan tensionet në kzaz zgjedhjet lokale 2019 edi rama ne elbasan tensionet në kzaz zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll