Aktualitet

119 kg kokainë, Hoxha: BanaKing mori emrin nga Ekuadori, pronari ka kompani Offshore

6 Janar 2022, 20:06 Nga DOSJA
119 kg kokainë, Hoxha: BanaKing mori emrin nga Ekuadori, pronari ka kompani

TIRANË– Gazetari investigativ ka deklaruar se Trifon Murataj, pronari i kompanisë “BanaKing” ka arritur që të ketë furnizim direkt nga Ekuadori pa ndërmjetës. I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se sot ka marrë vesh që gjithashtu ka edhe një kompani ‘offshore’.

Ai ngriti pyetjen se për çfarë mund t’i duhet një kompani e tillë një personi që importon banane e fruta. 

“Ky kamion ka pasur fiks 1 mijë e 200 arka me banane dhe shkojnë në 25 ton. Kjo kompani edhe emrin e ka marrë në Ekuador, është e vetmja kompani shqiptare që i ngarkon vetë tek ferma, nuk ka një firmë atje që u thotë më nis banane, e ka ciklin e mbyllur ky, i merr vetë. Plus ka edhe diçka tjetër, që sot e kam marrë vesh, paskan dhe një kompani në ishujt Kanarie, një kompani Offshore me emrin ëest Food, për çfarë i duhet një kompani offshore?”- tha Hoxha. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha banaking trifon murataj artan hoxha banaking trifon murataj

Sondazh

Poll