Aktualitet

Floriana Garo: Lumneshi, njeriu që ka sponsorizuar Bashën në maksimum

6 Janar 2022, 22:50 Nga DOSJA
Floriana Garo: Lumneshi, njeriu që ka sponsorizuar Bashën në

TIRANË– Drejtoresha e komunikimit të grupit të rithemelimit të Partisë Demokratike Floriana Garo ështëshprehur se Myftar Lumneshi, njeriu që akuzohet sot nga PD-ja si trafikant ka qenë një nga sponsorizuesit kryesorë të Lulzim Bashës. E ftuar në “Opinion”, Garo tha se ka qenë vetë me Lumneshin sot, i cili sipas saj është çuditur kur ka dëgjuar akuzat në media. 

Garo shtoi se Lumneshi e ka mbështetur Bashën në fushata, ka foto të shumta me të e bashkëshorten e tij. 

“Kur flisni ju për dhunë nga ana jonë, ne pretendojmë të futemi brenda dhe të zhvillojmë një mbledhje. Dhe kur shihen këto pamje dhe këto gënjeshtra, është e paimagjinueshme. Unë kam qenë sot bashkë me zotin Lumneshi që diskutohej, ishte i çuditur dhe i keqardhur në maksimum, ka qenë njeriu që ka qëndruar më afër zotit Basha dhe e ka sponsorizuar në maksimum, dhe që ka foto foto pafund me të me gruan e tij. S’ka thënë gjë? Edhe Bardhi e di shumë mirë. ka qenë kontribues i mdh i PD. I kam parë vetë fotot, se si del në këtë moment dhe e thua këtë, kjo është sjellje diktatoriale,”- tha Garo. 

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike floriana garo lulzim basha myftar lumneshi partia demokratike floriana garo lulzim basha myftar lumneshi partia demokratike

Sondazh

Poll