Aktualitet

Trafiku i 119 kg kokainë! Kamioni doli i pastër, arrestohen 2 persona (Detajet)

6 Janar 2022, 12:19 Nga DOSJA
Trafiku i 119 kg kokainë! Kamioni doli i pastër, arrestohen 2 persona

TIRANË– Prokuroria ka nisur marrjen në pyetje të agjenteve doganorë dhe punonjësve të skanerit në Portin e Durrësit, lidhur me 119 kg kokainë që vinte nga Ekuadori dhe ishte fshehur në kontejnerët e kompanisë. Hetimet kanë nisur, pasi kontejneri kaloi në skaner dhe doli i pastër. Për këtë gjë sot janë arrestuar 2 punonjës të Portit të Durrësit, 1 prej tyre doganier, ndërsa tjetri punonjës i AKU-së.

Gjithashtu bëhet me dije se në polici janë shoqëruar edhe 9 persona të tjerë, për tu marrë në pyetje. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar nga personat e shoqëruar.

Si ndodhi ngjarja?

Shoferi që shkoi për të marrë dërgesën e kontenierit me banane deklaroi se iu bë pritë në rrugën e vjetër nga 4 persona të armatosur teksa po shkonte drejt magazinës për të shkarkuar. Sipas tij ata kryen një kontroll për rreth 30 minuta ndërsa e kërcënuan dhe për këtë arsye nuk njoftoi policinë, por vuri në dijeni menaxherin e firmës, Marson Muratajn. Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, shoferë të kompanisë në fjalë janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

119 kg kokainë, ndalohet doganieri dhe agjenti i AKU në Durrës

119 kg kokainë! Bëhen gati prangat, pritet të arrestohen tre persona

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit 119 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2022, 19:26

Nuk ndalen, RENEA zbarkon në Shkodër dhe Fier

SHKODËR- Efektivët e RENEA-s po kryejnë aksione blic edhe në qytetet e Fierit dhe të Shkodrës. Mësohet se RENEA ka zbarkuar në lokalet e qytetit, dhe në sh...