Aktualitet

119 kg drogë, Lala dhe Hoxha zbulojnë detaje për ‘boss’-in e BanaKing: Ku fle lepuri

6 Janar 2022, 20:59 Nga DOSJA
119 kg drogë, Lala dhe Hoxha zbulojnë detaje për

TIRANË– Dy gezatarët, Artan Hoxha e Klodiana Lala kanë folur për Trifon Muratajn, pronarin e kompanisë “BanaKing” brenda konteinerit të së cilës u gjetën 119 kilogramë kokainë. Të ftuar në “Të paekspozuarit, Hoxha e Lala thanë që ai është një shtetas amerikan e se banon në Shtetet e Bashkura të Amerikës. Lala tha se ai e ka nisur biznesin që në vitin 1991 e se me origjinë është nga Mallakastra.

Pjesë nga biseda: 

Klodiana Lala: Trifon Murataj është administratori qëndror i Zico SHA. Ka objekt disa importe që kanë të bëjnë me bananet. Është nga Mallakastra. Ka nisur importin e Bananeve në vitin 1991.

Ylli Rakipi: A është nën hetim Murataj?

Artan Hoxha: Mendoj se kompania vetë, derisa të ketë vendim të formës së prerë janë të pafajshëm. Nuk është qëllimi ynë të godasim një kompani edhe pse ka ndodhur kjo. Por duke parë.

Klodiana Lala: Është në Amerikë zoti Murataj dhe jeton në Amerikë. Ai mund të përfitojë edhe nga ligjet amerikane. Zoti Murataj ndodhet në SHBA, ku jeton me familjen. Ka shtetësi dhe padiskutim, Amerika mund ta hetojë, por në momentin kur flasim, ka të drejtë të mos përgjigjet para autoriteteve shqiptare. Ku fle lepuri them unë

Ylli Rakipi: Sa nga këta që sheshin banane janë qytetarë të botës? Edhe Çekaj në gjermani jetonte por është në burg.

Artan Hoxha: Njoh një tjetër që është me shtetësi greke përshembull. Vetë Trifon Murataj, është përfshirë herët në tregëtinë e bananeve. Ka punuar për firma të tjera. I është dhënë rasti të marrë pozitën e liderit. Furnizon edhe Maqedoninë dhe Kosovën.

Ylli Rakipi: Çfarë përfaqëson Trifon Murataj?

Artan Hoxha: Sigurisht më përpara ka patur episode në Ekuador dhe Itali që janë gjetur kontenierë të kontaminuar por  hetimet nuk e kanë gjetur përgjegjës kompaninë. Në rastin konkret, hetimi i çështjes, është i vështirë. Është ngjarje e kapur rastësisht. Që ti shkosh në kokë, duhet të shkosh tek ai që e ka ngarkuar atje (në Ekuador). Murataj, është njeri që ka shumë lidhje të forta, që i kanë ardhur edhe për shkak të fuqisë monetare dhe biznesit që ka. Pjesa mediatike, e pamë si e bombardoi. Sidomos pasi u godit kompania Alba Exotic dhe Masabi. Ai nuk kishte nevojë për boom marketing sepse ishte importuesi më i madh në vend. Është zgjedhje e tij marketingu. Kompania deri kur kemi vendim i formës së prerë, është subjekt hetimi, por në fund mund të ndodhë të dënohen shoferët dhe adminisratori dhe historia të mbyllet aty.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha klodiana lala merr çmimin prestigjoz trifon murataj artan hoxha klodiana lala merr çmimin prestigjoz trifon murataj

Sondazh

Poll