Aktualitet

Foto me Lumneshin, Basha: Politikanët pozojnë dhe me ata që nuk i njohin…

6 Janar 2022, 20:29 Nga DOSJA
Foto me Lumneshin, Basha: Politikanët pozojnë dhe me ata që nuk i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mohuar që të ketë njohje apo miqësi me Myftar Lumneshin që sot Partia Demokratike e akuzon si trafikant droge.

Në një lidhje në “Open”, Basha tha se fotot që ka dalë me të kanë qenë krejtësisht rastësore dhe se është normale që politikanët të kenë foto me persona që nuk i njohin. Ndërsa personi që i përdor këta persona, sipas Bashës, është ish-kryeministri Sali Berisha. 

“Kemi bërë publike atë që shqeu derën, kemi zbuluar që është i dënuar në Angli, ka pasur disa të tillë brenda oborrit të PD. Dua ta izoloj partinë nga këta persona. Bardhi publikoi një tjetër person që gjendet në listën e B-9, grup i strukturuar kriminal. Disa prej këtyre paskan foto me mua? Politikanët bëjnë foto me shumë persona, dhe që nuk i njohin. Por cili është politikani që i përdor? Berisha i përdor,”- tha Basha. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2022, 19:26

Nuk ndalen, RENEA zbarkon në Shkodër dhe Fier

SHKODËR- Efektivët e RENEA-s po kryejnë aksione blic edhe në qytetet e Fierit dhe të Shkodrës. Mësohet se RENEA ka zbarkuar në lokalet e qytetit, dhe në sh...