Aktualitet

Hoxha: BanaKing u implikua sepse droga u gjet brenda në ngarkesë!

6 Janar 2022, 20:14 Nga DOSJA
Hoxha: BanaKing u implikua sepse droga u gjet brenda në ngarkesë!

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar se përse është implikuar drejtpërdrejt kompania “BanaKing” në trafikimin e lëndës narkotike. I ftuar në “Te Paekspozuarit”, Hoxha tha se droga ka qenë e fshehur brenda në ngarkesë.

Sipas tij, këtë gjë e bën vetëm personi që e mbush ngarkesën. Hoxha shtoi se nëse do të ishte gjetur droga në dërrasa apo e ngjitur në muret frigoriferikë, ndryshe do të kishte qenë situata, pasi këtë gjë e bëjnë edhe persona të jashtëm. 

“Kompania po ta dinte që ishin edhe 119 kg drogë nuk e lajmëronte kurrë policinë dhe kishte 24 orë që të zbraste mallin. Mund edhe ta kishte hedhur. E din ipse implikohet kompania? Sepse droga është gjetur në ngarkesë dhe në ngarkesë e fut vetëm ai që e ngarkon. Në raste të tjera futet në dërrasa, ngjitet në frigorifer, etj. Jo brenda,”- tha Hoxha. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2022, 19:26

Nuk ndalen, RENEA zbarkon në Shkodër dhe Fier

SHKODËR- Efektivët e RENEA-s po kryejnë aksione blic edhe në qytetet e Fierit dhe të Shkodrës. Mësohet se RENEA ka zbarkuar në lokalet e qytetit, dhe në sh...