Aktualitet

Momumenti i Beethoven “hiqet” nga qendra e Bonnit, i nënshtrohet restaurimit

6 Janar 2022, 14:22 Nga DOSJA
Momumenti i Beethoven “hiqet” nga qendra e Bonnit, i

GJERMANI- Monumenti i Kompozitorit gjerman Ludëig van Beethoven është hequr nga qendra e qytetit Bonn në Gjermani. Kjo pasi do t’i nënshtrohet një restaurimi dhe do të vendoset në vendin e tij sërish brenda vitit 2022. Këtë gjë e ka bërë të ditur gazetari Ilir Paço me anë të një postimi në Facebook. Paço gjithashtu ka publikuar disa foto nga momenti që momumenti i kompozitorit me famë botërore po hiqet nga qendra e qytetit Bonn.

Postimi i Plotë:  

Beethoven “hiqet” nga qendra e Bonnit. Nuk te ndodh shpesh te besh nje foto perpara monumentit te kompozitorit te famshem ne Münsterplatz dhe vetem pas pak, ai te mos jete me aty ku ndodhej qe prej 12 gushtit te 1845, kur u vendos për të përkujtuar ditëlindjen e 75-të të tij. Monumenti i Beethovenit u vendos aty me inisiativen dhe kontributin e dy pasardhesve dhe bashkeqytetareve te tij qe vazhduan te bejne historine e muzikes boterore, Robert Schumann dhe Franz Liszt. Ai do ti nenshtrohet nje restaurimi nga Bashkia e Bonnit dhe Fondacioni Gjerman për Mbrojtjen e Monumenteve dhe shteti i Rhein-Vestfalisë së Veriut me nje kosto rreth 60 mijë euro. Beethoven do te kthehet serish ne piedestalin e tij ne verën e vitit 2022.

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir paco ludëig van beethoven ilir paco ludëig van beethoven

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2022, 19:26

Nuk ndalen, RENEA zbarkon në Shkodër dhe Fier

SHKODËR- Efektivët e RENEA-s po kryejnë aksione blic edhe në qytetet e Fierit dhe të Shkodrës. Mësohet se RENEA ka zbarkuar në lokalet e qytetit, dhe në sh...