Aktualitet

VD/ RENEA aksion ‘blic’ në disa qytete, shoqërohen disa persona, kontrolle në shtëpi

6 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
VD/ RENEA aksion ‘blic’ në disa qytete, shoqërohen disa

ELBASAN- Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit në kuadër të një operacioni ‘blic’. Mësohet se efektivët kanë shoqëruar 5 persona në komisariatin e Policisë së Elbasanit. Nuk dihet ende se cilët janë personat e shoqëruar në polici apo se për çfarë akuzohen ata.

Ndërkohë që mësohet se efektivët e ndërhyrjes së shpejtë, kanë bërë kontrolle nëpër lokalet e qytetit por edhe në shtëpitë e njerëzve. Në pikësynimin e kontrolleve kanë qenë persona me precedentë penalë, si dhe ata të armatosur. Po ashtu si Elbasan, oficerët e RENEA-s kanë zbarkuar edhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Kontrollet në këtë qytet vijnë një natë pasi në lagjën ‘Pavarësia’ pati të shtëna armësh, ku mbeti i plagosur 37-vjeçari Diego Hanaj. Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të shoqëruar në Vlorë, ndërkohë që pritet që kontrollet të vijojnë edhe në qytetet e tjera. Në kontrollet e RENEA-s kanë rënë edhe qytetet e Shkodrës dhe Fierit, të cilët po bëjnë aksion blic në zona të ndryshme por edhe në rrugë, ku po ndalohen makina të dyshimta.

Aksioni i RENEA-s ka ardhur 1 ditë pasi Drejtori i Përgjithëm i Policisë Glenis Nano mblodhi të gjithë drejtuesit e qarqeve, ku u bëri presion mbi aktet kriminale që kanë ndodhur.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Nuk ndalen, RENEA zbarkon në Shkodër dhe Fier

Jo vetëm në Elbasan, RENEA kontrolle në Vlorë e qytete të tjera

(I.A;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan fier renea aksion ne disa qytete shkoder vlore elbasan fier renea aksion ne disa qytete shkoder vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2022, 19:26

Nuk ndalen, RENEA zbarkon në Shkodër dhe Fier

SHKODËR- Efektivët e RENEA-s po kryejnë aksione blic edhe në qytetet e Fierit dhe të Shkodrës. Mësohet se RENEA ka zbarkuar në lokalet e qytetit, dhe në sh...