Aktualitet

Emri i del dy herë në gazetë, por lekët e tokës akoma nuk i ka marrë

6 Janar 2022, 20:20 Nga DOSJA
Emri i del dy herë në gazetë, por lekët e tokës akoma

ELBASAN- Emisioni “Stop” shkoi këtë të enjte në Elbasan në lagjen “Beqir Dardha” në familjen e zonjës Afërdita Kapidani. Afërdita është 88 vjeç dhe ka një problem me Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP). Ajo ka një pronë rreth 150 m truall në Elbasan dhe ia mori shteti. Për këtë duhet të marrë kompensim.

Asaj i ka dalë emri për kompensim në gazetë në vitin 2019 e më pas në vitin 2020 dhe shkon në ATP, ku i thonë të hapë llogari bankare, që të kalojnë lekët.

“Ja ku e kam llogarinë”, tha ajo.

Por deri tani ajo nuk e ka marrë shumën, që i takon.

“Prit, prit, asgjë! Kështu që iu drejtova juve që të më ndihmoni se nuk kam mundësi që ta ndjek se jam 88 vjeçe”, tha Kapidani.

Me kamera të fshehtë gazetarja e “Stop” pyeti në ATP për rastin e Afërdita Kapidanit dhe na thonë, se nuk ka fond e nuk dihet se kur do të vijë.

Qytetari: Afërdita Kapidani! I ka dalë edhe emri në gazetë, që në 2019-ën.

Punonjësja: Keni aplikuar për kompesim?

Qytetari: Po pra, i ka dalë emri në gazetë për kompensim që në 2019-ën, 2020-ën, i thonë hap një llogari bankare, e hapim.

Punonjësja: Për momentin nuk ka fonde, dhe nuk po procedohet në asnjë dosje, po lihen pezull, se s’ka fond agjencia. Domethënë, ka 2-3 muaj të paktën, që nuk po del asnjë listë për këtë. Kështu që do të duhet të presë zonja.

Qytetari: Sa mund të vonojë?

Punonjësja: Nuk ia kam idenë! S’besoj ta lënë shumë pezull!

Qytetari: Ngaqë ka që në 2019-ën, që e pret e shkreta.

Punonjësja: E kuptoj, se ka edhe kështu, që i bëjnë sipas vjetërsisë, sipas radhës.

Qytetari: Po do na vdesë, dhe s’do ta marri dot kompensimin.

Punonjësja: Po hajt, merreni juve! (Qesh)

Qytetari: Po do zihemi ne, pastaj!

Punonjësja: Edhe po i mori, edhe po i mori, ca do i duhet të bëjë? T’i keni ju! Po nuk besoj të vonohet shumë miratimi i kalimit të fondit.

Qytetari: Po kur mund të vij, të interesohem prapë unë?

Punonjësja: Ju mund të vini sa herë të doni, por ideja është, që….

Qytetari: Po jo të vij kot, se….

Punonjësja: Nuk e kam idenë as unë, kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për kalim fondi, por deri tani, nuk është se ka ndonjë gjë!

Më pas gazetarja takoi përgjegjësin si dhe një juriste të ATP-së, të cilët, pasi dëgjuan rastin e Afërditës thanë që duhet bërë shkresë.

“Ne kemi shumë subjekte të tjera, prandaj kërkohet bërja e një kërkese që kushdo nga juristët tanë ta shikojnë dhe të kthejnë përgjigje”, tha juristja.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afërdita kapidani atp elbasan afërdita kapidani atp elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Janar 2022, 19:26

Nuk ndalen, RENEA zbarkon në Shkodër dhe Fier

SHKODËR- Efektivët e RENEA-s po kryejnë aksione blic edhe në qytetet e Fierit dhe të Shkodrës. Mësohet se RENEA ka zbarkuar në lokalet e qytetit, dhe në sh...