Politike

“Berisha mbrohet nga polici private”, Breçani: Edhe Gazment Bardhi ruhet

6 Janar 2022, 20:34 Nga DOSJA
“Berisha mbrohet nga polici private”, Breçani: Edhe Gazment

TIRANË – Ish-zv/drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani foli në lidhje me Myftar Lumneshin, person i akuzuar nga Partia Demokratike si person me të kaluar kriminale. Në emisionin “Opinion”, Breçani tha se Lumneshi nuk ka qenë i dënuar më parë dhe as i shoqëruar në polici gjatë kohës që ai punonte në polici.

Ai zbuloi gjithashtu se ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbrohet nga punonjës të policisë private, madje edhe sekretari i PD-së Gazment Bardhi mbrohet nga persona të caktuar.

“Myftar Lumneshi nuk ka qenë vëzhgim, është biznesmen taksapagues, siç janë të gjithë në Shqipëri. Nuk e di pse e kanë shpallur kriminel. Merret me biznese, ka qenë përkrahës i PD-së. Në karrierën time policore, nuk ka qenë ndonjëherë i shoqëruar.

Berisha mbrohet nga polici private, edhe Gaz Bardhi mbrohet”, u shpreh Breçani në emisionin “Opinion”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erzen brecani myftar lumneshi erzen brecani myftar lumneshi

Sondazh

Poll