Aktualitet

Abuzimet me tenderat e MD/ Manjani në Prokurori: Firmosa për shkak të detyrës

20 Shkurt 2019, 12:26 Nga DOSJA
Abuzimet me tenderat e MD/ Manjani në Prokurori: Firmosa për shkak

TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ditën e djeshme është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet lidhur me 5 tenderat e dhënë nga kjo ministri. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Kreshnik Ajazai, Manjani është shprehur se ka firmosur praktikat për shkak të detyrës dhe se nuk është marrë me teknikalitete.

Të njëjtat burime theksojnë se edhe ish-ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka marrë njoftim që do të pyetet në Prokurori për këtë çështje. Më 6 shkurt 2019, prokuroria zhvilloi një operacion ku u shoqëruan disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. (Lexo ketu).

Ish-zyrtarët akuzohen se kanë abuzuar me 5 tendera të kësaj ministrie në vitet 2016-2017. Dëmi i llogaritur kap vlerën e disa miliona eurove.

Tenderat për të cilët po hetohen zyrtarët e akuzuar janë:

1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Si u zbuluan shkeljet?

Ka qenë grupi i Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave që ka nxjerrë në pah shkeljet. Disa nga sistemet obekt të procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me tenderat kreshnik ajazi prokuroria e tiranes ylli manjani zyrtaret e ministrise se drejtesise abuzimet me tenderat kreshnik ajazi prokuroria e tiranes ylli manjani zyrtaret e ministrise se drejtesise

Sondazh

Poll