Bota

Vrasja në Kosovë/Muret në Skënderaj mbulohen me grafiti: Gratë vriten, shteti hesht

6 Janar 2022, 20:11 Nga DOSJA
Vrasja në Kosovë/Muret në Skënderaj mbulohen me grafiti:

mKOSOVË – Vrasja e rëndë ditën e djeshme ku burri qëlloi me armë bashkëshorten nëLlaushë të Skenderajt, ka ngritur reagime të forta nga qytetarët në Kosovë.

Muret e policisë dhe hapsira të tjera publike në Skenderaj, sot janë mbuluar nga grafitet. Në mure lexohen shkrime që fajësojnë policinë dhe e quajnë atë bashkë-fajtore në krim dhe thirrje se gruaja nuk është pronë e burrit dhe se institucionet duhet të japin llogari.

Organizata “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” ka postuar grafitet duke thënë se ato përveçse denoncojnë fajtorët, janë edhe thirrje për revoltë kundër patriarkalizmit të institucionalizuar, që nga familja e në polici e gjykata, që po ua merr jetën grave.

Krimi ndodhi dje në sallonin e shtëpisë së çiftit dhe në momentin kur hetuesia kishte arritur ne vendin e ngjarjes, kishin parë ambientin të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga tre fëmijët e çiftit. Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se burri ka qëlluar bashkëshorten me armë zjarri tip pistoletë. 48-vjeçarja ka shkuar në gjendje të rëndë në spital rreth orës 14:13 por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, vdiq pas plagëve të marra.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora burri vret gruan kosove vrasja ne kosove burri vret gruan kosove vrasja ne kosove

Sondazh

Poll