Bota

Vrasja në Kosovë/I vëllai i autorit fajëson Policinë: E liruan, ishte me probleme…

6 Janar 2022, 18:09 Nga DOSJA
Vrasja në Kosovë/I vëllai i autorit fajëson Policinë: E

KOSOVË – Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Llaushë të Skenderajt, në Kosovë ku bashkëshorti ka vrarë me 6 plumba pistolete të shoqen ka sjellë dhe reagimin e vëllait të autorit.

Azem Qerimi vëllai i autorit, 51 vjeçarit S.Qerimi ka treguar se vëllai i tij ka tentuar disa herë ta vrasë gruan e tij, e për këtë ka qenë edhe i arrestuar nga Policia por më pas thotë se është liruar dhe ka vrarë menjëherë të shoqen. Ai thotë se vëllai i tij ka qenë me probleme psikike, dhe se nuk mund ta kuptoj se përse e ka liruar policia një person që tenton ta vrasë gruan e tij. Qerimi tha se kunata ishte njëri shumë i mirë dhe një grua shembullore teksa ka fajësuar Policië për veprimin paradoksa.

”Katër apo pesë ditë para se më ndodh rasti policia e ka liruar vëllain tim. Vëllai im ka pas probleme psikike dhe është paradoks si lirohet një person i tillë. Pasi është kthyer në shtëpi ai e ka vra gruan e tij. Gruaja e tij ka qenë një grua shembullore. Vëllai edhe më herët ka pas probleme edhe kriza nervore kohë pas kohe. Jam i befasuar si Policia e liron një person që ka tentuar të vras bashkëshorten e tij disa herë”, tha Qerimi.

Gruaja do të varroset në Buroj në fshatin e lindjes së saj. Vrasesi është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pritet vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për vrasësin.

Krimi ndodhi dje në sallonin e shtëpisë së çiftit dhe në momentin kur hetuesia kishte arritur ne vendin e ngjarjes, kishin parë ambientin të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga tre fëmijët e çiftit. Çifti ka tre fëmijë dhe nuk dihet nëse ata ndodheshin në vendin e krimit në momentin e vrasjes. Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se burri ka qëlluar bashkëshorten me armë zjarri tip pistoletë. 48-vjeçarja ka shkuar në gjendje të rëndë në spital rreth orës 14:13 por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, vdiq pas plagëve të marra.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora burri vret gruan komuna e skenderaj kosove vrasja ne kosove burri vret gruan komuna e skenderaj kosove vrasja ne kosove

Sondazh

Poll