Bota

Përplasen makinat në Palestinë, humbin jetën 7 persona

6 Janar 2022, 20:10 Nga DOSJA
Përplasen makinat në Palestinë, humbin jetën 7 persona

PALESTINË- Të paktën shtatë palestinezë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë në një përplasje mes një kamioni dhe një minibusi në Bregun Perëndimor të vendit. BBC shkruan se përplasja ndodhi në pjesën veriore të Route 90 në Luginën e Jordanit pasditen e sotme.

Të dy automjetet i përkisnin palestinezëve, ndërkohë që  Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. Helikopterë mjekësorë dhe ushtarakë u dërguan për të ndihmuar në evakuimin e viktimave.

“Kur mbërrita në vendngjarje pashë shumë bujë, disa nga pasagjerët e minibusit ishin shtrirë në rrugë pa shenja jete, në vendngjarje kanë punuar zjarrfikësit për të shpëtuar të plagosurit e tjerë të bllokuar brenda automjetit”, tha Mila Liani, nga Shërbimi vullnetar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota humbin jeten 7 persona ne palestine mila liani humbin jeten 7 persona ne palestine mila liani

Sondazh

Poll