Bota

Aksioni “Brezovica” në Kosovë, sekuestrohen uniforma policore serbe, BMW e armë

6 Janar 2022, 17:05 Nga DOSJA
Aksioni “Brezovica” në Kosovë, sekuestrohen uniforma

KOSOVË – Gjatë aksionit të sotëm “Brezovica” në Kosovë, Policia ushtroi kontrolle në 3 komuna (Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë) dhe u arrestuan 4 persona. Ata akuzohen për ryshfet në këmbim të lejeve për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.

Në mesin e të arrestuarve janë kryeinspektori i Ministrisë së Ambientit, Bedri Halimi dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Arben Çitaku. 3 prej këtyre personave u lanë në paraburgim kurse njëri u lirua. Haziri tha se janë në kërkim edhe të 5 personave tjerë. 

Zyrtari i policisë Agron Haziri tha se në aksionin e sotëm policor, kanë sekuestruar dy armë lloji CZE dhe Zastava, një makinë tip “BMW X1” e sende të tjera, në mesin e tyre edhe një uniformë policore të ish-sistemit serb së bashku me një antiplumb dhe disa dokumente. Ai njoftoi edhe për ngrirjen e mjeteve financiare bankare të të akuzuarve dhe familjarëve të tyre me vlerë 5 milionë e 389 mijë euro dhe 86 mijë e 146 dollarë amerikanë.

“Gjatë kontrollit të sotëm janë sekuestruar edhe dëshmi dhe prova materiale si në vijim: është sekuestruar një veturë BMë X1, armë CZE, armë tjetër Zastava, 136 fishekë, një kuti me armë, një karikator i zbrazët, një shtëpizë kompjuteri, një telefon mobil, USB, pesë video-kaseta, uniformë me mbishkrimin ‘policia e ish-sistemit jugosllav, ose serb’, një antiplumb dhe dokumente të ndryshme. Në xhirollogaritë e personave të dyshuar kemi identifikuar vlerën monetare prej 5 milionë e 389 mijë euro dhe 86 mijë e 146 dollarë amerikanë”, tha ai.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, paraprakisht paralajmëroi se aksione të ngjashme si sot dhe ai më herët do të zhvillohen sërish. Ky operacion po zhvillohet në vazhdim të aksionit në 1 dhjetor të vitit të kaluar, ku u arrestuan dhjetë zyrtarë. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliç. Ai dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora aksioni i policise se kosoves bedri halimi kosove operacioni "brezovica" aksioni i policise se kosoves bedri halimi kosove operacioni "brezovica"

Sondazh

Poll