Bota

Kriza e Kazakistanit, Blinken telefonon ministrin e Jashtëm të vendit

6 Janar 2022, 16:12 Nga DOSJA
Kriza e Kazakistanit, Blinken telefonon ministrin e Jashtëm të vendit

SHBA – Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit Mukhtar Tileuberdi në lidhje me gjendjen e emergjencës së shpallur në Kazakistan pas shpërthimit të protestave popullore kundër regjimit. Kryediplomati amerikan i dha mbështetje qeverisë dhe institucioneve shtetërore të Kazakistanit në këto ditë të vështira. Ai kërkoi që të kriza të zgjidhet në mënyrë paqësore.

Kazakistani po përjeton protestat më masive në 31 vite demokraci. Rritja e çmimit të lëndëve djegëse dhe mungesa e lirisë e demokracisë në vend ka ngritur në këmbë mijëra qytetarë. Dje u vranë 8 forca të policisë, ndërsa presidenti Kassym-Jomart Tokayev ka shkarkuar kryetarin e Këshillit të Sigurisë Nursultan Nazarbayev, i cili drejtoi vendin për 28 vite Kazakistanin. Gjithashtu, protestuesit shembën bustin e ish-presidentit Nazarbayev. Ndërkohë, në kryeqytetin e Kazakistanit kanë mbërritur forca ushtarake nga Rusia.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota antony blinken kazakistan antony blinken kazakistan

Sondazh

Poll