Bota

Gruaja “rrëfen” dilemën: Meshkujt nuk duan të dalin me mua pasi u tregoj moshën

6 Janar 2022, 17:25 Nga DOSJA
Gruaja “rrëfen” dilemën: Meshkujt nuk duan të dalin

SHBA – Rrjeti social TikTok është i njohur për lirshmërinë që u jep përdoruesve të tij qoftë me shakatë, trendet e fundit apo dhe rrëfimet e jetës personale.

Sipas The Sun, ky ishte dhe rasti i një përdorueseje e cila shpjegoi se ajo merrte shumë vëmendje nga meshkujt, të cilët i luteshin për një takim, derisa u tregonte atyre sa vjeç ishte. Ajo shpjegoi në një klip të shkurtër dilemën për 125 mijë ndjekësit e saj.

“Meshkujt më pëlqejnë derisa u them moshën time … 44 vjeç”, tha ajo.

Videoja është parë më shumë se tetë milionë herë nga përdoruesit e TikTok, të cilët u mahnitën nga zbulimi i saj. Ajo ka postuar klipin me mbishkrimin: Askush nuk do një cougar, një zhargon i përdorur kur një grua mbi 30 vjeç dëshiron ose ka lidhje romantike me meshkuj më të rinj. 

Por shumë në komente u treguan suportues duke i thënë se ajo ka njohur djem e jo meshkuj të vertertë dhe se mosha nuk është asgjë nëse gruaja ka një personalitet të mirë dhe është e vërtetë me veten. Një tjetër tha se mosha është vetëm një numër dhe ajo që ka rëndësi është zemra. Por mes komentuesve ishte dhe një djalë, i cili i  tha se mosha do të përbënte një problem.

“Ata ende ju pëlqejnë, por disa duan fëmijë dhe mendojnë se kjo nuk është më e mundur me ju”, tha ai.

Mes tyre kishte edhe skeptikë të cilët mendonin se ajo gënjente për moshën. Mes komentuesve që ndanin opinione të ndryshme, dilema ngeli sërish e pazgjidhur.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kuriozitete fiksimi i tik tokut gruaja ne tik tok sfida ne tiktok tiktok fiksimi i tik tokut gruaja ne tik tok sfida ne tiktok tiktok

Sondazh

Poll