Politike

VD-Berisha: Fillimet nuk ishin të lehta, na gjuanin me gurë e na bllokonin rrugët

6 Janar 2022, 13:46 Nga DOSJA
VD-Berisha: Fillimet nuk ishin të lehta, na gjuanin me gurë e na

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha pranoi para demokratëve në qytetin e Fierit se fillimet e tij nuk ishin të lehta. Ai tha se në fillime kishte momente kur qytetarët nuk i kishin të gjithë me vete. Berisha tregoi se nuk kanë qënë të pakta rastet kur njerëzit i gjuanin me gurë apo u bllokonin rrugët mirëpo në fund ai thotë se qëndruan të pamposhtuar dhe vazhduan rrugën.


‘Së pari, më lejoni siç e do hierarkia të uroj ortodoksëve të Fierit dhe gjithë Shqipërisë, gëzuar këtë ditë të bekuar dhe është koincidencë e mrekullueshme që ne festojmë ditëlindjen e parë të PD. Sot të gjithë ne këtu kemi shumë detyrime për tu përulur me nderim të madh, për të shprehur mirënjohje të thellë ndaj atyre grave dhe burrave të Fierit, intelektualëve, punonjësve të këtij qyteti që themeluan më 6 janar 1991 në Fier partinë e parë opozitare në një kohë kur e vërteta është që diktatura e llogariste Fierin një bastion të saj.Kohërat e fillimit për fillestarë nuk kanë qenë të lehta. Terrori i kuq na shoqëronte nga një komunë në një tjetër, nga një fshat në një tjetër, por ashtu siç ishin dhe idealet e demokratëve, ne qëndronim në të drejtën tonë të vendosur në rrugë dhe mjete paqësore të realizonim qëllimet tona.Jo të rralla ishin rastet kur na gjuanin me gurë, përpiqeshin të bllokonin rrugët ndërsa ne armë të vetme kishim tolerancën dhe përpiqeshim me vendosmëri të fitojmë zemrat dhe mendjet e njerëzve. Përsëri qëndruam të pamposhtur dhe vijuam rrugën deri në fitoren e madhe.’

LAJMI KRYESOR:VD/ Berisha nga Fieri: Basha ‘farë e keqe’ (MESAZHI për Ramën)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne fier sali berisha berisha ne fier sali berisha

Sondazh

Poll