Bota

Dita e ujit të bekuar në Greqi, Mitsotakis bën thirrje për vaksinim: Zgjidhni jetën

6 Janar 2022, 15:00 Nga DOSJA
Dita e ujit të bekuar në Greqi, Mitsotakis bën thirrje për

GREQI –Greqia ishte një ndër vendet që festuan ditën e sotme Epifaninë apo ditën e ujit të bekuar siç njihet në popull, një nga festat më të rëndësishme të krishtërimit. Megjithatë këto festime u kryen nën masat mbrojtëse ndaj koronavirusit .

Sipas Greek Reporter në fshatin Limni në Evia veriore prifti lokal hodhi Kryqin e Shenjtë në ujë. Zhytësit u hodhën det duke synuar të kapnin dhe të merrnin të parët kryqin. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis kremtoi Epifaninë në ishullin Agios Efstratios, duke marrë pjesë në një shërbim të drejtuar nga Mitropoliti Ierotheos i Limnos dhe Agios Efstratios dhe në ceremoninë e bekimit të ujërave në portin e ishullit.

Ai shprehu shpresën se festa do të ndihmojë të sjellë ndriçim për të gjithë, veçanërisht ata që ende hezitonin të merrnin vaksinën kundër Covid-19, duke i nxitur ata të bëjnë këtë zgjedhje të jetës, zgjedhjen për të mbrojtur jetën e tyre, por edhe sigurinë dhe shëndetin për të tjerët.

“I uroj të gjithë grekët gëzuar festën e Theofanisë, uroj që kjo ditë t’i ndriçojë, e sidomos bashkëqytetarët tanë që nuk janë të vaksinuar, që ende janë në mëdyshje për të marrë vaksinën. I inkurajoj që të vaksinohen, sepse kështu bëjnë zgjedhjen e mbrojtjes së jetës së tyre dhe të të afërmve. Kuptimi real është e vërteta që mbron dhe është më e prekshme se kurrë, ndërsa vendi po teston operacionin Omicron”, tha ai.

6 Janari, simbolizon ditën e ‘Ujit të Bekuar’, ku besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lum nga një prift. Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni dita e ujit te bekuar greqia kyriakos mitsotakis dita e ujit te bekuar greqia kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll